Evis Kushi: Viti ri shkollor nis më 12 shtator, rikthehen pushimet e prillit

Shqipëria

Evis Kushi: Viti ri shkollor nis më 12 shtator, rikthehen pushimet e prillit

Më: 11 maj 2022 Në ora: 19:37
Evis Kushi

Viti i ri shkollor 2022-2023 nis në 12 shtator 2022. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ministrja përmes një postimi në Facebook, bën të ditur se kanë nënshkruar strukturën e vitit të ri shkollor për të gjithë arsimin parauniversitar.

Sipas saj, lajmi i mirë për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

“Të dashur nxënës dhe mësues,

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

Suksese të gjithëve!”, shkruan ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat