Temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Më: 14 maj 2022 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

 Mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta i gjithë territori i vendit ku në zonat malore dhe zona të izoluara në ultësirën perëndimore do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë.

Orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave në të gjithë vendin duke ri-sjellë motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si mëngjes, dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare  dallgëzimi mbi 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat