RENEA blindon Elbasanin, dëshmia e Nuredin Dumanit fundos dhjetëra persona

Shqipëria

RENEA blindon Elbasanin, dëshmia e Nuredin Dumanit fundos dhjetëra persona

Më: 19 maj 2022 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje forcat RENEA kanë blinduar qytetin e Elbasanit. MCN TV raporton se me urdhër të Prokurorisë se Posaçme janë rreth 10 persona të cilët pritet të arrestohen në qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se si pasojë e dëshmisë të dhënë nga Nuredin Dumani janë lëshuar më shumë se 30 urdhër arreste nga SPAK.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, operacioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vijim.

Personat të cilët pritet të arrestohen janë pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që bëhet me dije se mes tyre janë dhe oficerë policie të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.

Kujtojmë se dosje më volume të mëdha i janë dërguar së fundmi SPAK-ut nga prokuroria e Elbasanit e cila shpalli mos-kompetencën për vijimin e hetimeve në lidhje me këto çështje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat