Garon me Berishën për kreun e PD, Ibsen Elezi: Nuk do të lejoj asnjë shkelje!

Shqipëria

Garon me Berishën për kreun e PD, Ibsen Elezi: Nuk do të lejoj asnjë shkelje!

Më: 22 maj 2022 Në ora: 11:21
Ibsen Elezi 

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi garojnë sot për kreun e Partisë Demokratike.

Procesi i votimit ka nisur prej orës 8.00 dhe do të mbyllet në orën 18.00. Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi në të gjithë vendin

Ibsen Elezi: Drita e së ardhmes s’është as doktori as unë, është demokracia. Thyerja e çdokujt që ka fut duart në vjedhje. Jemi në një sistem që duhet të vendosim për ide, jo për individë. Unë jam fokusuar shumë te procesi, prandaj kam pranuar të jem në garë. Pas shpalljes së fituesit, do ta njoh rezultatin, por nuk do të toleroj shkeljet, kam lejuar disa shkelje parimore. Nëse  nuk do jenë komisionerët korrekt, nuk mund ta toleroj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat