Zgjedhja e kreut të PD-së, deri në orën 17:00 votojnë 38 184 anëtarë

Shqipëria

Zgjedhja e kreut të PD-së, deri në orën 17:00 votojnë 38 184 anëtarë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 20:22
Ilustrim

Partia Demokratike ka bërë publike shifrat e votuesve demokratë deri në orën 17:00 për të zgjedhur kreun e ri të PD-së.

Sipas njoftimit Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, kanë votuar 38 184 anëtarë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 17.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkëngjitur.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD që ende nuk kanë votuar, të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat