Koronavirusi në Shqipëri, 46 raste të reja

Shqipëria

Koronavirusi në Shqipëri, 46 raste të reja

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 690 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 46 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 24 persona të infektuar me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet, thotë ministria. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat