Vdes Bujar Nishani/ Alibeaj: Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë

Shqipëria

Vdes Bujar Nishani/ Alibeaj: Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 16:38
Vdes Bujar Nishani/ Alibeaj: Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish presidentit Bujar Nishani.

“Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në cdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President.

Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë!

I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë!”- shkruan Alibeaj në mesazhin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat