Trupi i Nishanit mbërrin të martën në Tiranë, priten detajet e ceremonisë zyrtare të lamtumirës

Shqipëria

Trupi i Nishanit mbërrin të martën në Tiranë, priten detajet e ceremonisë zyrtare të lamtumirës

Më: 30 maj 2022 Në ora: 09:50
Bujar Nishani

Pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani ditën e shtunë, 28 maj 2022, të afërmit e tij dhe stafi mjekësor në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite, po përgatisin procedurat për të sjellë në atdhe trupin e të ndjerit.

Pas kryerjes së këtyre procedurave pritet që trupi i ish-kreut të shtetit të mbërrijë në Shqipëri ditën e martë kur do t’i bëhen edhe nderimet e fundit.

Procedurat mund të përfundojnë sot dhe rreth mbrëmjes trupi i ish-presidentit Bujar Nishani të niset drejt Tiranës.

Ish-kreu i shtetit do të përcillet për në banesën e fundit me ceremoni zyrtare ashtu siç aplikohet gjithmonë në rastet e figurave të larta shtetërore.

Ndërsa qeveria pritet të nxjerrë një vendim për të gjitha procedurat e ceremonisë zyrtare për ta shoqëruar drejt banesës së fundit, ish-presidentin me të gjitha nderimet e duhura.

Ish-kreu i Shtetit Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën e 28 majit teksa po kurohej në spitalin universitar Charite të Berlinit në Gjermani.

Shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar gjë e cila ishte fatale për të.

Ndërkaq një numër i madh personalitetesh të fushave të ndryshme duke nisur që nga politika brenda dhe jashtë vendit shprehën ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat