Shpërthen bombula/ Flakët e zjarrit “përpijnë” banesën në Institut

Shqipëria

Shpërthen bombula/ Flakët e zjarrit “përpijnë” banesën në Institut

Më: 30 maj 2022 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka përfshirë katin e fundit të një banese tre katëshe në Institut.

Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat