Dyshohet për një person të mbytur në lumin e fshatit Skuraj, telefonata që vuri në lëvizje shërbimet e policisë

Shqipëria

Dyshohet për një person të mbytur në lumin e fshatit Skuraj, telefonata që vuri në lëvizje shërbimet e policisë

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 16:56
Fotografi ilustruese.

Një person dyshohet se është mbytur në lumin e fshatit Skuraj, në Lezhë.

Gazetari i Panorama.al raporton se në policinë e Lezhës ka mbërritur një telefonatë, që ka njoftuar se një person është mbytur.

Shërbimet e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të mësuar rrethanat e plota të saj.

Nuk dihen ende shkaqet dhe as identiteti i personit që dyshohet se ka humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat