Shpejtësi rekord, deri në 244 km/h në Bypass-in e Fierit! 78 patenta të pezulluara gjatë një jave në vend

Shqipëria

Shpejtësi rekord, deri në 244 km/h në Bypass-in e Fierit! 78 patenta të pezulluara gjatë një jave në vend

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

78 drejtuesve të mjeteve që janë kapur në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor, u është pezulluara leja e drejtimit gjatë javës që lamë pas.

Makina inteligjente identifikoi makina që lëviznin me shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h në Bypass-in e Fierit. Në aksin rrugor Levan –Tepelenë, janë ndëshkuar shoferë që qarkullonin me shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h.

112 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, njofton policia:

45 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdornin edhe aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit;

41 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, si dhe

30 drejtues mjetesh që u ndëshkuan për të trija shkeljet së bashku, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve kanë variuar deri në 90.000 lekë te rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat