110 –vjetori i shoqatës panshqiptare ‘VATRA’/ Meta: Rol thelbësor në proceset integruese të vendit dhe promovimin e identitetit kombëtar

Shqipëria

110 –vjetori i shoqatës panshqiptare ‘VATRA’/ Meta: Rol thelbësor në proceset integruese të vendit dhe promovimin e identitetit kombëtar

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 21:29
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në New York në 110 vjetorin e shoqatës panshqiptare “VATRA’ dhe konferencën ‘Vatra- 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar.’

Në këtë aktivitet kreu i shteti ka shprehur mirënjohjen  për përpjekjet e vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin  kombëtar, europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ndërsa ka shtuar se me përpjekjet e tyre kanë ndikuar në procesit integruese të vendit.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të bekuar të 110-vjetorit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, që përkon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, jam shumë i lumtur të marr pjesë në Neë York në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “VATRA – 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar”.

Mirënjohje përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.

Të gjithë së bashku të shumëfishojmë përpjekjet për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nxitur investimet e huaja, dekurajuar fenomenin tragjik të shpopullimit të trojeve shqiptare dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik me SHBA.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kombin tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat