“Është absurde”/ Kur do hyjnë në BE? Klosi bën parashikimin e bujshëm

Shqipëria

“Është absurde”/ Kur do hyjnë në BE? Klosi bën parashikimin e bujshëm

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 09:23
Fatos Klosi

Duke folur për mundësinë e hapjes së negociatave, Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH tha se ky proces do të vazhdojë edhe për 10 vite të tjera pasi po politizohet. Ndërsa e cilësoi si absurde dallimin e Kosovës nga Serbia, edhe pse, sipas tij, është pjellë e Evropës.

'Rasti i Bullgarisë dhe i Rumanisë tregoi që përdorimi i politikës në anëtarësime, tregon që  duhet të mendohen çikmë shumë. Ne dhe Maqedonia e Veriut kemi probleme, unë nuk shoh ndonjë problem të madh. Ne po e acarojmë, do vazhdojë edhe 10 vjet ky proces.

Ne e politizojmë shumë, se po të ishte PD do bënte të njëjtën gjë dhe anasjelltas.'

'Për Kosovën e quaj absurde, nëse do ishte një vend i madh mbase do mendoheshin më shumë, por janë thjesht 2 milionë banorë. Një vend që e krijuan vetë, Kosova është një pjellë e Evropës dhe tani po e dallojnë nga serbët.'- tha ndër të tjera Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat