Kanabis në mes të pyllit në Shkodër, evidentohen dy raste dhe digjen nga policia, “pronarët” në arrati!

Shqipëria

Kanabis në mes të pyllit në Shkodër, evidentohen dy raste dhe digjen nga policia, “pronarët” në arrati!

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike janë evidentuar nga policia e Shkodrës.

Në vendin e quajtur “Vilu”, Velipojë, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Autori i dyshuar si kultivues I bimëve narkotike në këtë zonë është R. P., 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh Velipojë, Shkodër, i cili u shpall në kërkim.

Rasti tjetër u evidentuar në fshatin Obot, në vendin e quajtur “Zalli Bunës”, ku u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

“Pronari” dyshohet se është H. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat