Matura shtetërore/ Ministrja Evis Kushi: Kam ndjekur të gjitha shqetësimet, do merren masa

Shqipëria

Matura shtetërore/ Ministrja Evis Kushi: Kam ndjekur të gjitha shqetësimet, do merren masa

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:27
Evis Kushi

Ministria e Arsimit Evis Kushi ka publikuar skemën e vlerësimit për testin e biologjisë në provimin me zgjedhje në maturën shtetërore.

Kushi shprehet se i ka marrë të gjithë mesazhet e maturantëve dhe ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e tyre.

Ajo thekson se për çdo rast do të merren masat e nevojshme që maturantët të vlerësohen sipas meritës dhe nivelit të arritjeve.

Statusi i Evis Kushit

Të dashur maturantë, i kam marrë të gjitha mesazhet tuaja dhe i kam ndjekur me vëmendje shqetësimet në lidhje me testin e biologjisë.

Më poshtë gjeni linkun me skemën e vlerësimit të zgjidhjeve të publikuar nga QSHA dhe ndërkohë po konsultohemi me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.

Për çdo rast, ju sigurojmë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju të vlerësoheni sipas meritës dhe nivelit të arritjeve. Suksese!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat