Hajduti shkon pas mesnate në spital i dëmtuar në krah, por nxjerr veten zbuluar

Shqipëria

Hajduti shkon pas mesnate në spital i dëmtuar në krah, por nxjerr veten zbuluar

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar ka shkuar në ambulancën e spitalin e Elbasanit i dëmtuar në krah në orët e para të mëngjesit të së dielës.

I riu me iniciale D. K., banues  në  lagjen “Teqe” të Peqinit, ka pretenduar se është rrëzuar dhe është dëmtuar.

Por gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, blutë e Elbasanit gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

“Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje”, informon policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah 22-vjeçari.

Ndërsa i riu është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat