Ngjarje e rëndë, 29-vjeçari hidhet nga kati i 3-të i ndërtesës

Shqipëria

Ngjarje e rëndë, 29-vjeçari hidhet nga kati i 3-të i ndërtesës

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një 29-vjeçar është vetë hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte.

“Më datë 25.06.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasi H. H., 29 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndodhet në spitalin e Elbasanit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Elbasanit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe shkaqeve që çuan të riun në ndërmarrjen e këtij akti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat