Helmim nga uji? Fluks të çdo grupmoshe në spitalin e Kukësit

Shqipëria

Helmim nga uji? Fluks të çdo grupmoshe në spitalin e Kukësit

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 19:25
Albert Shehu

Me dhjetra qytetarë janë shtruar në urgjencën e spitalit të Kuklësit pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Albert Shehu: Janë shoqeruar me temperaturë, i kemi i kemi dominuar i kemi përballuar deri më tani.

Vetëm të dielën janë paraqitur 50 persona. Shkaqet nuk dihen ende por dyshimet janë tek uji i fshatit Shtiqa.

Mjeku Albert Shehu thotë se virozat mund të jenë shkaktuar edhe nga virozat që janë në qarkullim.

Albert Shehu: Ka një fluks të shtuar. Kjo mund tyë lidhet me një gjendje virale ose me një ontiksacion. Mund të jetë nga uji mund të jetë nga perimet, nga frutat.

Mes të prekurve kga kjo gjendje ka edhe fëmijë.

Albert Shehu: Të gjithë grupmoshat ka. Edhe tek pediatria ka një numër shumë të shtuar.

Mjekët thonë se për situatën kanë njoftuar dhe institucionet e tjera, ndërsa njësia vendore e kujdesit shëndetësor ka marrë 5 mostra uji në fshatin Shtiqan.

Edhe pse dyshimet kryesore janë tek uji do të jenë rezultatet e analizave që do të përcaktojnë shkakun e helmimit të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat