Aksidenti me dy viktima në Berat, eksperti: Shpejtësia ishte normale, problemi te barriera

Shqipëria

Aksidenti me dy viktima në Berat, eksperti: Shpejtësia ishte normale, problemi te barriera

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 10:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Ditën e djeshme një aksident i tragjik në Berat i mori jetën nënës 25-vjeçare dhe djalin të saj 6- vjeçar.

Makina e drejtuar nga nëna humbi kontrollin dhe ra përmbys në lumin Osum.

Ekperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe vlerëson se  shpejtësia e mjetit ka qenë normale, por i gjithë problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse.

I  ftuar në “Ëake Up” eksperti u shpreh se nëse barriera do të ishte brenda standardeve, sot do të flisnin vetëm për dëme materiale dhe jo për dy të vdekur. Ai shtoi se barriera duhet të duronte deri në 40 ton, por në këtë rast ra sapo e preku parakolpi i mjetit.

Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike.  Kjo është për konceptin tim. Për sa kohë njerëz të papërgjegjshëm, mund të ndodhin ngjarje edhe me të rënda. Sa e preku me, cepin, iku i gjithë. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria, kjo është Rilindja. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat