Monika Kryemadhi konfirmon: Do jemi në protestën e 7 korrikut!

Shqipëria

Monika Kryemadhi konfirmon: Do jemi në protestën e 7 korrikut!

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 21:17
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka konfirmuar se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha.

Ajo ka deklaruar se nuk është një detyrim politik, por shoqëror dhe njerëzor që qytetarët të marrin pjesë në protesta.

Edhe pse janë ditë të nxehta, Kryemadhi deklaroi se njerëzit janë aktivë për protesta dhe duan të dinë hapat e mëtejshëm se cfarë do të ndodhë.

“Sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj çdo proteste çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestave. Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë duan dhe të dinë hapat e mëtejshëm të protestës. Pasojat e zgjedhjeve të kaluara ndihen në shoqërinë shqiptare, ndihen në partitë politike ndihen në media ndihen kudo. Dhe aq më shumë situata politika që rrodhi pas 25 prillit, sulmet e një pas njëshme për dëmtimin e opozitës. Për të shfokusuar opinionin publik nga problematikat që ka sot shoqëria shqiptare”, deklaroi Kryemadhi në emisionin “Politiko” në Top News.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat