Vendosen ekspertët e Reformës Territoriale, ja kush emrat e caktuara nga PD dhe PS

Shqipëria

Vendosen ekspertët e Reformës Territoriale, ja kush emrat e caktuara nga PD dhe PS

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 10:35
Vendosen ekspertët e Reformës Territoriale, ja kush emrat e caktuara nga PD dhe PS

Këtë të mërkurë është zhvilluar Komisioni i Posaçëm Parlamentar ‘Për Reformën Administrativo-Territoriale’.

Gjatë kësaj mbledhje janë caktuar edhe ekspertët për reformën territoriale.

Nga Partia Socialiste janë caktuar Adelina Farrici dhe Artan Shkëmbi ndërsa nga Partia Demokratike, Agron Haxhimali dhe Roland Bejko.

Emrat u njoftuan nga dy bashkëkryetaret Anila Denaj dhe Dhurata Çupi.

Pjesë nga diskutimi:

Anila Denaj: Javën që vjen nëse biem dakord të zhvillojmë të paktën tre apo katër dëgjesa në ditë.

Xhelal Mziu: Do të kisha propozim ekstra. Ngul këmbë që komisioni i reformës territorial duhet të gjejë modalitetin me Kosovë, Malin e zi dhe RMV, s’po them të vijnë këtu dhe të dëshmojnë, por ky Komision të ndërmarrë një tur të shpejtë në këto tre vende, për të parë risitë e tyre në raport me ne . Që të mos shkojmë tek shpikja e rrotës por të bëjmë implementimin e standardeve që kanë evoluar. Po ashtu propozoj që Kongresi i Autoriteteve Lokale Europian që është aktor i rëndësishëm, unë do të propozoj që të gjendet mundësia e komunikimit dhe e shkuarjes për të marrë disa direktiva që aktualisht më shumë se ato askush nuk është i specializuar, dhe besoj se do të ndikojë në këtë drejtim. Pra në këtë mënyrë është mirë të bëjmë edhe një alternim për propozimet. Lidhur me Kosovën, RMV ose Malin e Zi, ose duhet të shkojnë ekspertët, por këtë nuk duhet ta neglizhojmë. Kemi një model që në disa aspekte janë përpara nesh. Në raport me Kongresin e Autoriteteve Vendore, mundet që katër përfaqësuesit të shkojnë për të marrë orientimet e mjaftueshme që besoj se do të kontribuojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat