Shpërthim me tritol në një servis në Shëngjin

Shqipëria

Shpërthim me tritol në një servis në Shëngjin

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në Ishull Shëngjin, në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se, shpërthimi ka ndodhur në një servis makinash.

Për pasojë mësohet se ka pasur dëme materiale, xhama të thyer të servisit ashtu sikur edhe të një automjeti që ishte i parkuar në oborrin e biznesit në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë /Informacion paraprak

Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, te porta e servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është vendosur një sasi lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat