Siguria në plazhet e Shqipërisë, Policia e shtetit me njoftim

Shqipëria

Siguria në plazhet e Shqipërisë, Policia e shtetit me njoftim

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:06
Siguria në plazhet e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se nga e premtja në të gjitha zonat bregdetare të vendit, në ndihmë të DVP-ve që kanë plazhe në juridikisionin e tyre, nga DVP-të e tjera kanë shkuar në ndihmë punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale.

Po nga e premtja në këto zona bregdetare, ka nisur patrullimi me biçikleta nga punonjësit e Policisë, një mënyrë shumë efikase kjo, për t’iu gjendur pranë në kohë reale, pushuesve që mund të kenë nevojë, për sa i përket problematikave që trajtohen nga ana e Policisë.

“Pamjet nga plazhe në Durrës, ku Policia ka nisur patrullimin me biçikleta, sikundër edhe të gjitha shërbimet e tjera të planizuara, janë në patrullim dhe në  gatishmëri 24/7.

Policia e Shtetit garanton pushuesit se ka marrë të gjitha masat për një sezon veror sa më të qetë dhe fton cilindo pushues që për çdo problematikë që mund të hasë, të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose të dërgojë pamje filmike dhe mesazhe në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe profesional.

Policia e Shtetit iu uron pushuesve, pushime të mbara!”, thuhet në njoftimin e Policisë të publikuar të premten. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat