“Çelësi” në zyrën e presidentit Meta, gazetari nxjerr detajet ‘bombë’: SHISH i kishte nën monitorim!

Shqipëria

“Çelësi” në zyrën e presidentit Meta, gazetari nxjerr detajet ‘bombë’: SHISH i kishte nën monitorim!

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Gazetari Elton Qyno deklaron se agjenti "Çelësi", i cili tentoi të shesë informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore për një diplomat të huaj, nga vendet “jomiqësore”, dyshohet se ka qenë një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili tashmë është shkarkuar, sipas SHISH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Qyno shkruan se vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak.

Gazetari gjithashtu bën me dije se në tetor të vitit 2021, prokurori i SPAK Altin Dumani ka urdhëruar kontroll të banesave të personave të dyshuar në spiunazh, si F. Ymeri, L. Çunaj, B. Abazi, Gj. Koti.

Shkrimi i plotë i gazetarit Elton Qyno:

Agjenti “Çelësi” është në Presidencë, në Tetor 2021 SPAK kontrolloi pesë shtëpi,2 ishin të Fredi Ymerit

Agjenti “Çelësi”, dyshohet se është një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak.

Vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca.

SHISH dhe SHIU, çdo ditë dhe thuajse çdo 30 minuta informojnë me raporte të ndryshme në mënyrë permanente institucionin e presidenncës, mbi aktivitete të dryshme dhe ngjarje të ndodhura, brenda dhe jashtë vendit. Ndaj dhe SHISH, punonjësit e këtij institucioni dhe personelin që shërben pranë Objekteve të Rëndësisë së Veçantë (ORV), i mban në monitorim mbi takimet dhe kontaktet e tyre të papërshtatshme me persona të huaj në Shqipëri.

Mësohet se ky rast është një episod i veçuar nga dosja tjetër e SHISH dhe SPAK, të cilën e kam botuar. Pikërisht në këtë dosje që hetohet nga prokurori Altin Dumani, jepen raporte dhe situata të kontrollit të banesave të personave të dyshuar në spiunazh, si Frederik Ymeri, Luftar Çunaj, Bashkim Abazi, Gjergji Koti.

Kontrollet janë ligjëruar nga prokurori Dumani dhe më pas kanë qënë agjentët e antiterrorit ata të cilët kanë shkuar në mesnatë nëpër shtëpia. Dy shtëpitë e para që janë kontrolluar, kanë qënë ato të Frederik Ymerit, ish-Drejtorit të Krimit të Organizuar në Shërbimin Informativ Shqiptar. Apartamenti i tij që ndodhet në afërsi të tregut Çam dhe shtëpia dy katëshe në Farkë, i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, ku oficerët mësohet se kanë sekuestruar dokumenta, Lap-Top, USB dhe sende të tjera që janë në verifikim për procedimin penal Nr.3.

Qëllimi i këtij kontrolli të kryer në muajin Tetor 2021 të kryer në banesat e personave të selektuar nga SHISH si pjesë e një celule spiunazhi, është bërë për gjetjen e dokumentave të ndryshme me karakter “Sekret Shtetëror”, shënime të ndryshme dhe dokumenta që janë të falsifikuara.

Gjithashtu në focus të kontrollit të shtëpive dhe zyrave kanë qënë sekuestrimi i kompjuterave, Lap-Top, USB, karta memorie dhe paisje të tjera elektronike si telefonat.

Gjithashtu synimi ka qënë në sekuestrimin e shumave të parave në Lekë apo valutë të huaj si dollar dhe euro, të cilat mund të jenë mbajtur në banesë dhe përfituar nga aktivitet kriminal i tyre.

Mësohet se një pjesë e materialeve që janë gjendur në banesa dhe sekuestruar nga agjentët e antiterrorit, kanë qënë materiale pune qysh nga koha kur këta personazhe kanë shërbier pranë Aparatit Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Gjithashtu të sekuestruara nga OPGJ janë dhe dhjetëra studime dhe broshuara të ndryshme mbi krimin dhe spiunazhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat