I riu konfliktohet me dy persona! Merr pushkën dhe thikën, i kërcënon se… Ç’ndodhi kur mbërriti policia

Shqipëria

I riu konfliktohet me dy persona! Merr pushkën dhe thikën, i kërcënon se… Ç’ndodhi kur mbërriti policia

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar është vendosur në prangat e policisë në Gramsh, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri dhe thikë dy persona.

35-vjeçari me iniciale E. M., ka nisur të konfliktohet me shtetasit I. Ll. dhe A. Z., në fshatin Duzhë gjatë ditës së djeshme. Ai mësohet se gjatë sherrit për motive të dobëta ka marrë pushkën dhe një thikë duke i kërcënuar dy personat.

Por shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Blutë vendosën në pranga të riun për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri (pushkë), një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë.

Njoftimi i policisë

Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Duzhë, Gramsh, shtetasi E. M. po konfliktohej me shtetasit I. Ll. dhe A. Z., për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit, shtetasi E. M. i kishte kanosur me armë zjarri dhe mjet prerës (thikë), këta 2 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 35 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri (pushkë), një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat