Pensionistët kërkojnë vijimin e ndihmës/ Kriza nuk ka kaluar, të moshuarit kërkojnë mbështetje

Shqipëria

Pensionistët kërkojnë vijimin e ndihmës/ Kriza nuk ka kaluar, të moshuarit kërkojnë mbështetje

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Rritja e çmimeve dhe protestate qytetarëve detyruan qeverinë që të miratojë një ndihmë prej 3 mijë lekësh për pensionistët që jetojnë vetëm dhe që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale.

Por 3 muaj pas përfundimit të paketës së ndihmës ato qytetarë që kanë marrë pensionin në këtë fillim muaji nuk e kanë përfituar më bonusin.

"Nuk e kemi marrë, vet e vendosë, vetë e hoqën."

Pensioniëstët kërkojnë nga qeveria rishikimin e vendimit për ndalimin e paketës së ndihmës ekonomike pasi rritja e çmimeve vazhdon të rëndojë xhepat e tyre.

Kriza po vazhdon, mirë bëhet të vazhdojnë ato që na u dhanë përsëri."

"Në asnjë vend të botës nuk bëhet kështu, shumë gabim që e kanë ndërprerë sepse kriza vazhdon. Ne jemi nën pragun normal."

Të njëjtën kërkesë kanë dhe shtresat e tjera sociale të cilat u përfshinë në paketën e parë të ndihmës si pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të gjitha familjet që janë në skemën e nduihmës ekonomike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat