Protesta e 7 Korrikut/ Deputeti i PD nxjerr mesazhin e mësueses nga Fieri: Po tentojnë të na mbajnë në punë ditën e enjte! Kanë marrë urdhër…

Shqipëria

Protesta e 7 Korrikut/ Deputeti i PD nxjerr mesazhin e mësueses nga Fieri: Po tentojnë të na mbajnë në punë ditën e enjte! Kanë marrë urdhër…

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka publikuar mesazhin e një mësuese nga qyteti i Fierit e cila shprehet se po tentojnë t’i mbajnë në punë në datë 7 Korrik në mënyrë që të mos marrin pjesë në protestë.

Boçi thekson se Rama e di mirë se çfarë domethënë protesta e 7 Korrikut pasi tmerri dhe paniku i saj janë të prekshëm.

Ai shkon se joshja ndaj qytetarëve nuk mjafton dhe për penguar pjesëmarrjen e tyre në protestë tashmë ka nisur me bllokime dhe kërcënime.

Statusi i Luçiano Boçit

Tmerri që vjen nga protesta

Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut.

Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm.

Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.

Ai e di që joshja nuk mjafton.

Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime.

Këtë po bën me mësuesit.

Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik.

Lexoni mesazhin

Por e ka kot!

Mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat