Përhapet zjarri në Lezhë, pritet ndërhyrja e ushtrisë

Shqipëria

Përhapet zjarri në Lezhë, pritet ndërhyrja e ushtrisë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Një zjarr ka përfshirë malin e Torovicës  në Lezhë duke djegur afërsisht 15 hektar pyje.

Zjarri po përhapet ne përmasa më të mëdha i ndihmuar edhe nga era, teksa gjatë ditës është punuar për shuarjen e tij me dy zjarrfikëse.

Policia e Shqipërisë po ndihmon gjithashtu në shuarjen e tij me mjete rrethanore kjo për shkak të terrenit të vështirë.

Zjarri  vijon që prej orëve të para të mëngjesit.

Në terren janë angazhuar forcat e zjarrfikësve të policisë dhe pritet të mbërrijnë edhe forcat e ushtrisë të cilët janë duke punuar ne terren për të fikur zjarrin.

Terreni i vështirë malor dhe era e fortë po favorizojnë vatrat e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat