Sërish fundjavë me trafik në qytetet bregdetare

Shqipëria

Sërish fundjavë me trafik në qytetet bregdetare

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Trafik i rënduar dhe radhë të gjata kilometrike, në pritje për të mbërritur në destinacion.

Është kjo situata me të cilën përballen drejtuesit e automjeteve në çdo rrugë që lidh zonat turistike të Durrësit.

Këto pamje të përcjella nga gazetarja Enkelejda Arapi tregojnë trafikun e dendur në rrugën dytësore Golem-Plepa.

E njëjta situatë shfaqet edhe në unazën Plepa-Shkozet, si edhe në akset e tjera gjatë gjithë bregdetit, siç është rruga Gjiri i Lalëzit-Maminas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat