Kush ishte zyrtari i preferuar i SHBA në qeverinë Berisha? E zbluon Paskal Milo

Shqipëria

Kush ishte zyrtari i preferuar i SHBA në qeverinë Berisha? E zbluon Paskal Milo

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 22:26
Paskal Milo

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ka treguar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se zyrtari më i preferuar i SHBA-së në qeverinë Berisha, ishte ish-ministri i mbrojtjes Safer Zhulali.

Ai tha se Zhulali në atë kohë kryente vizita të shumta në SHBA, ku pritej me ceremoni zyrtare të cilat tërhiqnin vëmendjen.

Paskal MiloNë studimin e dokumenteve del që edhe në kohën e parë të qeverisë Berisha, 92-96 amerikanet kanë pasur preferencat e tyre për kontaktet me përfaqësuesit e qeverisë së Bershës dhe një nga kontaktet me te shpeshta ka qenë ministri i Mbrojtjes Safer Zhulali.

Ai ka qenë kontakti kryesor amerikan zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit me qeverinë shqiptare. Ka shkuar 6-7 herë. Ai ka shkuar për vizitë të fundit më 8 maj të 96. Pritjet zyrtare dhe ceremonial që i bëheshin në atë kohë tërhiqnin vëmendjen. Shqipëria në atë johë po përgatitej për çdo rast se konflikti në Bosnje-Hercegovinë kishte ndodhur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat