LSI drejt fundosjes? Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

Shqipëria

LSI drejt fundosjes? Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 08:16
Fatos Klosi

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ( SHISH) profesori Fatos Klosi ka folur lidhur me të ardhmen e LSI në sistemin politik.

Klosi tha se nuk besonte në fundin e LSI e se madje do i vinte keq nëse diçka e tillë do të ndodhte sepse sistemi do kthehej në dypartiak dhe mundësia për rotacion,ndërrim pushtetesh dhe stabilitet nuk do ekzistonte më.

“Baza e LSI është tkurrur shumë por unë nuk mendoj se LSI ka marrë fund. Është i shkathët Iliri. Në zgjedhjet e fundit ka goxha vota. Meta përfundoi me 4 deputetë për shkak të sistemit zgjedhor por ka 100 mijë vota. Varet si do sillet dhe sa i shkathët do tregohet deri në zgjedhjet e tjera. Unë kam qenë pjesë e LSI dhe nuk do më vinte mirë të shkrihej.

Sepse do përfundonim në sistemin me dy parti pastaj dhe do kthehej në një lojë pushteti. Jo vetëm një i tretë por do doja të ishte dhe ndonjë aktor politik më tepër sepse më shumë stabilitet ofron”, tha Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat