Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike

Shqipëria

Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 09:57
Ben Andoni

Gazetari Ben Andoni, i cili foli lidhur me marrëdhëniet PD-LSI dhe nëse shikonte një koalicion të mundshëm mes tyre.

Andoni tha se nëse Berisha merrte ligjërisht siglën e PD, bazës do i zgjerohej akoma më shumë oreksi dhe do nisnin pretendimet që mund të nxirrnin jashtë loje edhe Berishën.

Ai e shikonte me skepticizëm bashkimin LSI-PD sepse mendonte që kishin çështje të pazgjidhura si përplasja për mandatet, problemet e brendshme të LSI por dhe oreksi i tyre që kurrë nuk ngopej.

“Berisha duhet të presi shtatorin. Me këtë agresivitet që po përdorin në retorikë tregojnë që janë të paqartë për vendimin. Kur të shpallet vendimi, nëse partia e Berishës merr legalisht siglën e Partisë Demokratike unë mendoj që do fillojnë pakënaqësitë brenda, të cilat në fakt kanë filluar. Këtë e kam parë më Salianjin. Nuk besoj që Spaho dhe të tjerët mund ta gëlltisin lehtë atë që ka bërë Salianji, që ka dalë kundër një pjesë të madhe deputetësh gjatë kohës së përplasjes. Por nga ana tjetër, në momentin që merret logoja zyrtare, Berisha u premtoi që do hapë rrugën dhe ata nuk janë budallenj. Mendoj që do i hanë kokën njeri-tjetrit dhe këtë fat do ketë dhe Berisha pak nga pak. Kjo sepse zgjedhjet janë shumë afër dhe njerëzit nuk mund të presin pafundësisht që të jenë në rreshtin e tretë apo të dytë. Berisha vetë është i plotësuar, por ka një pjesë njerëzit aty që kanë qenë në hije. Nuk mund të presin bashkim me LSI kur patën përplasje që tek lënia e mandateve. Ndikon edhe oreksi i madh i LSI sepse është një parti pa asnjë lloj ideologjie. Kjo baza në PD nuk mund ta gëlltisë kaq kollaj LSI-në”, tha Andoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat