PD: Rezervat e naftës e gazit, gënjeshtra e radhës e Ramës

Shqipëria

PD: Rezervat e naftës e gazit, gënjeshtra e radhës e Ramës

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:09
Selia e PD

Demokratët akuzojnë kryeministrin Rama se ashtu si tre vjet më parë gënjeu sërisht shqiptarët për rezervat e mëdha të naftës e gazit të zbuluara nga kompania Shell në Shpirag.

Sipas selisë blu kjo është një ngjarje e sajuar prej tij nga frika e protestës së 7 Korrikut dhe për të mbuluar skandalin e qeverisë për aferën e inceneratorëve.

Partia Demokratike duke e cilësuar kryeministrin vrasës serial të së vërtetës dhe mashtrues klasik thotë se i vetmi  zbulim në naftë është litri me 2.1 euro, që rrënon qytetarët dhe pasuron qeveritarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat