Çfarë po hetohet? Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë përfundon në SPAK

Shqipëria

Çfarë po hetohet? Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë përfundon në SPAK

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:00
Klodian Rrjepaj

Ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj është pyetur sot në SPAK për të dytën herë për koncesionin e sterilizimit.

Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria që në dhjetor të vitit 2015, pas publikimeve në media të dyshimeve për abuzime.

“Është thirrur për të dytën herë në SPAK kur dha dëshminë në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Ai është thirrur për herë të parë një muaj më parë, e cila zgjati 12 orë. Hetimet e SPAK që zgjasin prej 2 vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin. Në 2016 prokuroria e Tiranës kreu një hetim mbi këtë koncesion por pushoi hetimet.

Një pikë e errët lidhet me qendrën e sterilizimit të ndërtuar me kredi pranë Nënë Terezës por nuk u vu në punë. Ai pretendon se për vënien në përdorin nuk kishte specialistë, por prokurori po heton pse iu vu në dispozicion kompanisë koncesionare, kur është kaluar në administrim nga privatët”, ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat