Ambasadorja Kim: Të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore

Shqipëria

Ambasadorja Kim: Të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 19:04
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim reagoi për mediat pak minuta nga nisja e protestës së organizuar nga Sali Berisha.

Kim tha se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë, por sipas saj, tubimi duhet të jetë paqësor dhe duhet zbatuar ligji.

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, u shpreh Kim.

Tubimi i thirrur nga Sali Berisha bëri që Ambasada Amerikanë t’u kërkojë qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të rrinë larg zonës ku mbahet protesta, pasi ajo mund të jetë e dhunshme.

Këtë të enjte po zhvillohet protesta e paralajmëruar ditë më parë nga Berisha me moton “Shqipëria në rrezik”.

Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga Sali Berisha, i cili kërkon të largojë Edi Ramën nga pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat