Gjendet i mbytur në rezervuar 17-vjeçari

Shqipëria

Gjendet i mbytur në rezervuar 17-vjeçari

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Një 17-vjeçar është mbytur në rezervuarin e fshatit Vrap, në Tiranë. Adoleshenti është gjetur i mbytur nga xhaxhai i tij, pasdite e sotme rreth orës 19:15.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake në trupin e adoleshentit të pajetë nuk janë gjetur shenja dhune. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat