Meta: Vetëm lufta kundër kapjes së shtetit paradalon falimentimin e Shqipërisë

Shqipëria

Meta: Vetëm lufta kundër kapjes së shtetit paradalon falimentimin e Shqipërisë

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 13:07
Ilir Meta

Presidenti shqiptar, Ilir Meta përmes publikimit në Facebook vlerëson se “krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë”.

Sipas tij, derisa ta marrin pensionin, nga pensionistët kërkohet që të paraqiten fizikisht se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë “grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve”.

Ai porosit se vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe se koha nuk pret më.

Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej pesë vitesh. Koha nuk pret më!”, ka shkruar ai.

Meta, paraprakisht deklaroi se pas 24 korrikut, kur i përfundon mandati pesëvjeçar, se i kthehet politikës dhe paralajmëroi “dridhje të sistemit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat