Pamje nga tërheqja e trupit të pajetë të turistit serb në bjeshkët e Valbonës

Shqipëria

Pamje nga tërheqja e trupit të pajetë të turistit serb në bjeshkët e Valbonës

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 22:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa turistë serbë kanë mbetur të bllokuar ditën e sotme në zonën e Tropojës, në vendin “Majat e grykave të hapura” në Valbonë, kurse njëri prej tyre ka vdekur si pasojë e infarktit.

Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me mbështetjen ajrore të Emergjencave të Shqipërisë ka realizuar operacionin e tërheqjes së trupit të pajetë të bjeshkatarit nga Serbia dhe personave të tjerë që ishin afër viktimës në Bjeshkët e Valbonës.

Sipas informatave të para bëhet e ditur se i ndjeri ka pësuar infarkt në zemër dhe ekipet realizuan bartjen e trupit deri në hapësirën ku mund të aterojë helikopteri.

Njoftimin në Policinë e Shtetit e ka bërë një turiste serbe, e cila ka raportuar se grupi i turistëve ndodhej në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat