Aksident në Maliq/ Shoferi dhe pasagjeri në spital

Shqipëria

Aksident në Maliq/ Shoferi dhe pasagjeri në spital

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:30
Maliq

Një aksident u regjistrua në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Kolanec të Maliqit në Korçë.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj.

Për pasojë dy persona, shoferi dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia që kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat