E vërteta mbi ‘sulmin kibernetik’ në Aeroportin e Rinasit

Shqipëria

E vërteta mbi ‘sulmin kibernetik’ në Aeroportin e Rinasit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Prej më shumë se dy ditësh, sipas Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHIT), institucionet dhe sistemet qeveritare online po sulmohen nga ‘hackera’ të panjohur, të cilët synojnë rrjedhje të informacionit.

Por dje në mediat shqiptare doli një lajm ku thuhet se një sulm kibernetik në Aeroportin e Rinasit ka shkaktuar mungesë komunikimi mes kontrollorëve në kullë dhe pilotëve si dhe probleme te tjera me fluturimet.

Por ky lajm është i pavërtetë, pasi është thjeshtë një mënyrë për të krijuar kaos te qytetarët.

Mësohet se ky informacion u ka shkuar qytetarëve në mesazhe, nga persona që janë mbrapa sulmeve kibernetike, për të krijuar pasiguri dhe frikë në vend. Gjithashtu për të krijuar në media një fushatë dezinformimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat