Digjet pylli në Lezhë, ndërhyn helikopteri Cougar i ushtrisë për shuarjen e flakëve

Shqipëria

Digjet pylli në Lezhë, ndërhyn helikopteri Cougar i ushtrisë për shuarjen e flakëve

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 19:52
Helikopterët janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

Prej disa orësh vijon të digjet pylli në afërsi të urës së Zogut në Lezhë.

Sipas informacioneve, mësohet se tashmë ka nisur operacioni nga ajri për shuarjen e flakëve.

Siç shihet nga pamjet, helikopterët janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

Ndërhyrja nga ajri u kërkua nga prefekti i qarkut Lezhës, Gjergj Prendi, i cili po drejton operacionin, pasi për shkak të terrenit, depërtimi i zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë ishte i pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat