E rëndë/ I bie dritarja sipër, lëndohet foshnja 2 muajshe

Shqipëria

E rëndë/ I bie dritarja sipër, lëndohet foshnja 2 muajshe

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 23:28
Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një foshnjë është dëmtuar në një banesë, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat