SPAK me aksion në Elbasan, arreston 5 persona

Shqipëria

SPAK me aksion në Elbasan, arreston 5 persona

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Gjyqtarja e Elbasanit Z. V. dhe avokati I. P. janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në aksionin e SPAK-ut, gjithashtu janë arrestuar edhe tre persona të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK)  thuhet se rasti ka të bëjë me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë ku “familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim  në caktimin e masës së dënimit”.

Autoritetet e drejtësisë në Shqipëri kanë bërë të ditur se, për gjyqtaren është ekzekutuar masa e “Arrestit shtëpiak”.

Ndërsa, për avokatin dhe dy persona të tjerë është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”.

Sipas autoriteteve bëhet e ditur se shuma e përfituar jashtëligjshëm kapë shifrën prej 400 mijë lekë.

Avokati I.P. më parë ishte gjyqtar në Elbasan, mirëpo ai ishte larguar nga sistemi para vettingut për mosplotësim të formularit të deklarimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat