Vrau fqinjin duke e goditur me grushte, arrestohet 51 vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Vrau fqinjin duke e goditur me grushte, arrestohet 51 vjeçari në Tiranë

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 51-vjeçar i identifikuar si Alban Meneri ka vrarë fqinjin pas një sherri për motive të dobëta.

Autori ka goditur viktimën me grushte në pjesën e qafës dhe i ka shkaktuar dëmtime në laring.

Nikolin Staka (viktima) 56 vjeç banonte në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij nga hemoragjia.

Mbi 51-vjeçarin rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi policisë: 

Tiranë

Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat