Gjendet një person i vdekur në Durrës

Shqipëria

Gjendet një person i vdekur në Durrës

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në Durrës. Mësohet se bëhet fjalë për një 56-vjeçar të identifikuar si F.Ç banues në lagjen nr.14 në Durrës.

Ai është gjetur i vdekur para derës së një vend parkimi ku punonte si roje.

Njoftimi i policisë:

Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit).

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat