A rrezikoni të shpalleni ‘non-grata’?/ Ilir Meta: Këto gatuhen në kuzhinën propagandistike të Edi Ramës

Shqipëria

A rrezikoni të shpalleni ‘non-grata’?/ Ilir Meta: Këto gatuhen në kuzhinën propagandistike të Edi Ramës

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 20:28
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur spekulimeve se mund të shpallet ‘nongrata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu si lideri historik i së djathtës, Sali Berisha.

Sipas Metës, gjithçka që mund të pretendohet apo thuhet vjen nga kuzhina e kryeministrit Rama.

“Nuk merrem me këto çështje fare, ashtu si edhe në rastin e z. Berisha, unë respektoj vendimin e çdo vendi në botë. Kjo nuk ka asnjë lidhje me raportet e Ilir Metës me Shqipërinë, dhe ky është raporti që më mban të lidhur me vendin.

Sa i takon raporteve ndërkombëtare kam qenë në krye të përpjekjeve për proceset integruese, dhe kam ndihmuar procesin e integrimin e vendit në BE. Askush nuk ka bërë më shumë se Ilir Meta në 30 vite. Kam qenë për anëtarësimin në NATO. Të gjitha këto të tjerat janë pjesë e kuzhinës propagandistike të Edi Ramës”, është shprehur Meta për MCN-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat