Klosi: Meta po e kopjon Berishën

Shqipëria

Klosi: Meta po e kopjon Berishën

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 12:05
Ilir Meta, Fatos Klosi dhe Sali Berisha

Marrëdhënia mes kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha është një ndër më të komentuarat. Duket se dyshja kanë gjetur mbështetjen tek njëri-tjetri për të krijuar atë që e quajnë opozita e bashkuar.

I ftuar në emisionin “Shqip”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, foli për këtë raport duke marrë si pikë analize kryengritjen e Poliçanit në 1992. Klosi tha se në këtë histori Meta ka qenë në influencën e Berishës.

Ai foli edhe për figurën e Metës si politikan duke u shprehur se Meta po kopjon Berishën dhe është një aleat i vjetër i tij.

“Ilir Meta po e kopjon Sali Berishën. Meta nuk ka qenë kështu, kam pasur bashkëpunim kur ka qenë kryeministër dhe më ka pëlqyer. Meta ka ndryshuar goxha, ja sot merr nisma të tilla që mua si qytetar më turpërojnë. Meta po bën nisma që Berisha i ka bërë, tani ata janë aleatë dhe janë aleatë të vjetër. Për Metën e di që në historitë e famshme të Poliçanit që ai ka qenë në influencën e Berishës. Nuk e di kërcënuar apo ka qenë një marrëveshje për mbështetje reciproke. Kam parasysh ditën e fundit që LSI bëri koalicion me Berishën. Dritan Prifti bëri deklaratë që do bashkohej me Berishën dhe i kërkuam llogari Metës dhe ai na tha që jo nuk shkojmë me Berishën, por të nesërmen pamë nga televizionet që Meta bëri koalicion me Berishën.", u shpreh Fatos Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat