​Punonjësit e Policisë së Shtetit dhurojnë gjak

Shqipëria

​Punonjësit e Policisë së Shtetit dhurojnë gjak

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Punonjës së Policisë së Shtetit iu përgjigjën thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Në shenjë solidariteti dhe përgjegjshmërie ndaj misionit fisnik që kanë, punonjësit e Policisë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit iu bashkuan zinxhirit të dhuruesve të gjakut, me qëllim përmbushjen e nevojës aktuale për gjak, për fëmijët në nevojë.

“Një kontribut i tillë rrit dhe fisnikëron përgjegjësinë tonë qytetare.

Poashtu dhe na motivon më shumë për përmbushjen e detyrave tona, në mbrojtje të jetës dhe në garantim të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat