Rrotullohet minibusi në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht 20 pasagjerë

Shqipëria

Rrotullohet minibusi në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht 20 pasagjerë

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës bëri të ditur se një minibus që po transportonte 20 pasagjerë, është përfshirë sot pasdite në një aksident.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Koplik-Vermosh, në vendin e quajtur “Rruga për Stare”. Minibusi është përmbysur në mes të rrugës.

Raportohet për dy pasagjerë të plagosur, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Fatmirësisht, pasagjerët e tjetër nuk kanë marrë dëmtime serioze.

Ata janë trajtuar në vendngjarje. Policia e Shtetit dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat