Kjo është arsyeja se pse pronari i restorantit në Sarandë e ndoqi me thikë klientin

Shqipëria

Kjo është arsyeja se pse pronari i restorantit në Sarandë e ndoqi me thikë klientin

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Më herët nga mediat është raportuar se pronari i një restauranti në Sarandë e kishte ndjekur me thikë një klient.

Lidhur me këtë ngjarje është mësuar edhe arsyeja se pse ka ndodhur.

Siç raporton Abcnews.al ngjarja ka ndodhur pasi klienti ishte ankuar për çmimet e larta.

Pas raportimit të mediave, pronari Alban Çovaj, është shpallur në kërkim.

Incidente të tilla kishte ndodhur edhe më parë në Shqipëri.

Disa vjet më herët Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest ndaj klientëve duke i sharë dhe kërcënuar, madje i ndoqi në rrugë edhe me makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat